10.02.2024

"Politikat progresive - Përgjigjja ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor"

Më 09.02.2024, u mbajt një ngjarje me panel diskutim me temë "Politikat progresive - përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor" në Daut Pashin Hamam të organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert - zyra në Shkup.

Ngjarja filloi me fjalimet hyrëse nga zëvendës kryetarja e Partisë së socialistëve evropianë (PSE), Radmilla Shekerinska dhe përfaqësuesja e Fondacionit Fridrih Ebert, Helen Kortlaender.

Në panelin me titull "Politikat progresive - përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor" fjalim kanë mbajtur kryetari i Partisë socialdemokrate të Gjermanisë Lars Klingbail, kryetari i lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë Dimitar Kovaçevski, sekretari ndërkombëtar i lëvizjes "Vetëvendosje" dhe ministri i kulturës dhe sporteve i Republikës së Kosovës Hajrulla Çeku, nënkryetarja e Partisë demokratike të Serbisë Dragana Rakiq, kryetari i partisë për liri dhe drejtësi (SPP) Dragan Xhilas, kryetari i partisë social demokrate të Malit të Zi Ivan Vujoviq, nënkryetari i partisë demokratike të socialistëve të Malit të Zi Ivan Vukoviq, nënkryetarja e partisë socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës Lana Prliq, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë socialiste të Shqipërisë Blendi Klosi.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org