25.10.2018

Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm & Rinia

Gjatë fundjavës së kaluar (18-21.10.2018) u mbajtë “Kampi për qëndrueshmëri” për herë të parë në Maqedoni, nën organizim të Fondacionit Fridrih Ebert, zyra në Shkup, Eko Logjik dhe Qyteti i Shkupit.

Gjatë kampit, pjesëmarrësit e rinj u njoftuan dhe diskutuan mbi qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të vendosura në Agjendën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2030. Përmes varg aktivitetesh, metoda dhe mjete interaktive, pjesëmarrësit kishin mundësinë të zhvillojnë diskutim dinamik mbi sfidat, por edhe mbi mundësitë të cilat qëllimet mbi zhvillimin e qëndrueshëm i ofrojnë për shoqërinë. Duke shprehur shembuj nga jeta e përditshme, si dhe duke identifikuar problemet me të cilat ballafaqohen në mjedisin e tyre, pjesëmarrësit përpiluan rekomandime të rëndësishme, strategji dhe draft plane për zgjidhjen e tyre përmes ndjekjes në vazhdueshmëri të qëllimeve mbi zhvillim të qëndrueshëm. 

“Kuptimi i QZhV 2030 ( SDG 2030) në nivel lokal dhe zbatimi i saj në rrezen e lëvizjes dhe veprimit të çdo individi është e rëndësisë kyçe. Kjo do të thotë: çdo person mund të bëj dallimin në marrëdhënien e QZhV në komunë, shkollë ose lagje” – tha Eva Elereit, drejtoresh e FES Shkup. Ajo theksoi që ideja mbi shoqërinë moderne progresive është që të krijohet sistem, por dhe kulturë e cila do t’i mbroj grupet më të prekura, sepse ata gjithashtu do të jenë të goditur nga ndryshimet klimatike: “Një shoqëri nuk duhet të vlerësohet me lartësinë e potencialëve dhe arritjeve individuale, por rënien që një person mund ta përjetoj – jo nga faji tij. Ne besojmë në shoqëri e cila është e bazuar në vlera të drejtuara në mbrojtje të këtyre individëve dhe grupeve të njerëzve”.

Gjatë periudhës në vazhdim është e paraparë që pjesëmarrësit t’i prezentojnë idetë e tyre, rekomandimet dhe planet konkrete mbi qëndrueshmërinë në shkollë, lagje, qytet, para një publike të gjërë e cila do të kyç përfaqësues të shkollave, komunave, organizatave civile në drejtim të ngritjes së vetëdijes mbi kuptimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, si dhe konfirmimi i rolit të cilin e kanë të rinjtë në realizimin e ndryshimeve pozitive në shoqëri.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org