27.05.2023

Shkolla për politika 2023 - Moduli i dytë

Në Ohër është mbajtur moduli i dytë i Shkollës për politika për vitin 2023 në Qendrën presidenciale për edukim politik, i realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert.

Moduli u hap nga drejtori i Fondacionit Fridrih Ebert me zyrë në Shkup, Rene Schlee, i cili prezantoi punën e Fondacionit në vend dhe më gjerë dhe vuri në dukje nevojën për të përfshirë të rinjtë në diskutimet mbi politikat sociale dhe ekonomike. Ai theksoi se ky program është i një rëndësie të veçantë sepse ofron një platformë për dialog midis ideologjive dhe qëndrimeve të ndryshme të pjesëmarrësve.

Shkolla për politika pranë Qendrës presidenciale për edukimin politik organizohet në frymën e vlerave politike demokratike, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës reciproke, bashkësisë dhe solidaritetit. Shkolla kërkon të lidhë pjesëmarrësit me përvoja të ndryshme profesionale, të cilët janë kanë dëshirë të kontribuojnë me njohuritë dhe aftësitë e tyre në zhvillimin pozitiv të shoqërisë, në kuadër të pesë seminareve edukative me ligjërues dhe trajnues të shquar nga vendi dhe jashtë tij.

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org