26.03.2019

Takimi i parë i grupit punues për ambient jetësor

Me 20 mars 2019, në Shkup u realizua takimi i parë i grupit punues për ambient jetësor, i organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert – Zyra në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Njëkohësisht, fokus i këtij takimi të parë punues ishin direktivat e BE-së për ajër më cilësor dhe implementimi i tyre në vendin tonë, duke rikujtuar gjithë faktorët që ajrin e thithim 365 ditë në vit, e jo vetëm gjatë periudhës dimërore ku tema mbi ndotjen a ajrit është më aktuale.

Në këtë takim morri pjesë edhe Zëvendës Ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli i cili u fokusua në lidhjen e aktiviteteve të Planit për ajër të pastër bazuar në direktivat e BE-së. “Ndotja e ajrit është problem që i tangon pothuajse të gjitha shtetet në Evropë dhe botë, andaj këto evenimente dhe konferenca të këtij lloji mundësojnë që të testohen dhe të përmirësohen direktivat, angazhimet dhe ligjet që e përfshijnë këtë fushë.” – theksoi Makraduli, pa marrë parasysh se për cilin shtet bëhet fjalë, aktivitetet për uljen e ndotjes së ajrit janë të njëjta: stimulimi i efikasitetit energjetik, lidhja me ngrohjen qendrore, industri më të pastra, stimulim për transport publik më të pastër, ndërrimi i stufave të vjetër me stufa të rinj. Sipas tij, Plani për Ajër të Pastër i cili është në pajtim me zgjidhjet më të mira dhe tashmë të implementuara në shtetet tjera, është shembulli më i mirë që tregon zbatimin në vazhdimësi të direktivave të BE-së

Qëllimi i grupit punues është që të mbaj takime të rregullta mes përfaqësuesve të institucioneve si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal, sektorin civil, sindikatat, përfaqësues akademik dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të cilat gjatë punës së tyre fokusohen edhe në temat e fushës për ambient jetësor, e gjithë kjo me qëllim që të krijohet një platformë për komunikim të mirë dhe bashkëpunim mes të njëjtëve, si dhe krijim i një plani për veprim të përbashkët.

Qëllimi i fundit është të identifikohen hapat deri te “Karta për Ambient Jetësor” e cila do ta definoj rolin por edhe përgjegjësinë e gjitha palëve të interesit në mundësimin e zhvillimit të qëndrueshëm me ndikim minimal ndaj ambientit jetësor.

 

Фондација Фридрих Еберт Скопје

Бул. 8-ми септември 2/2-5
(Зградата на Гранд Плаза), 
1000 Скопје, 
Северна Македонија

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org